Gjatë paradites, moti paraqitet me kthjellime e vranësira të herë pas hershme, më të dukshme në Lindje dhe Juglindje të vendit duke rrezikuar zonat juglindore nga shira të përkohshëm.
Pjesa e dytë e ditës, do largojë gradualisht vranësirat nga zonat bregdetare dhe të ulëta ndërsa në zonat malore do të mbeten prezentë vranësirat dhe shira të izoluar. Mbrëmja sjell mot të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar ekstremin verior i cili do të jetë në kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat e mëngjesit por orët e mesditës nuk do të sjellin ndryshime të tyre. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veri dhe veriperëndim duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.
Europa
Pothuajse i gjithë kontinenti Europian paraqitet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta të përfshijnë pjesën më të madhe të Europës.
Ndërsa gadishulli Iberik do të përfshihet nga një sistem fuqishëm vranësirash duke gjeneruar shira të dendur. Po ashtu, vendet lindore do të mbeten të rrezikuar nga vranësira dhe shira të përkohshëm të cilët do të shoqërohen herë pas here me stuhi të forta ere./noa.al/a.k