Prokuroria franceze ka filluar zyrtarisht hetimet për tre femrat të cilat u arrestua disa ditë më parë në Francë, nën dyshimin për një sulm të dështuar në katedralen Notre Dame në Paris.
Siç shkruan BBC, Ines Madani, 19 vjeç, Sara Hervouet, 23 vjeç, dhe Amel Sakaou, 39 vjeç, janë paraqitur para një gjykate për anti-terrorizëm ditën e hënë.
Këto femra dyshohet se javën që shkoi kishin planifikuar shpërthimin e një makine të mbushur me bombola gazi, si dhe dyshohet se kanë lidhje me ISIS.
Një tjetër femër, Ornella G, 29 vjeç, veçse është duke u hetuar për këtë rast.
BW/d.i.