Konflikti midis dy bashkëshortëve në Tiranë rrezikon të kthehet në tragjedi. Pas sherrit me burrin, gruaja 29-vjeçare u vetëhelmua. Ajo u transportua në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë.
“Më datë 12.09.2016, u arrestua shtetasi Mikel B., 36 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, në banesë, pas një konflikti, ka sjellë vetëhelmimin e bashkëshortes së tij A. B., 29 vjeçe”- njofton policia.
Gruaja ndodhet në spital, në QSUT në gjëndje të rëndë për jetën. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes./a.m.