Në vërshimet katastrofave që kanë goditur Korenë e Veriut kanë vdekur së paku 133 veta kurse qindra kanë humbur, kanë bërë të ditur Kombet e Bashkuara.
Rreth 107.000 njerëz kanë lëshuar shtëpitë e veta rreth lumit Tumen, raporton OKB-ja duke u mbështetur në të dhënat e zyrtarëve të Pjongjangut, raporton agjencia e lajmeve AFP.
Mediet e këtij vendi raportojnë se vërshimet e fundit ishin më fatalet që kanë ndodhur në disa dekadat e fundit në këtë vend, citon “21Media”. (b.an)