Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka uruar fituesin e garës për kryetar të Bashkisë së Dibrës, Muharrem Rama. Sipas një deklarate për shtyp të PDIU, fitorja e Aleancës për Shqipërinë Evropiane është një fitore për Dibrën dhe dibranët. “Po
ashtu, fitorja është përgjigja më e mirë ndaj sulmit të paprecedentë
njëmujor, jo vetëm nga kundërshtari politik, por dhe turlifarlloj
pseudosnalistësh, të cilët, në kufijtë e racizmit etiketuan degën e
PDIU me epitete si çamët e Dibrës, etj”, deklaron PDIU.
Sipas saj, është e vërtetë që nuk ka shqiptarë të Çamërisë në Dibër, por ka PDIU,
sepse ka dibranë patriotë që e duan Shqipërinë dhe kombin shqiptar.
“Prandaj, urojmë z. Rama, ASHE-në dhe degën e PDIU-së në Dibër dhe,
veçanërisht, shprehim mirënjohjen për dibranët, për mbështetjen që i
japin PDIU-së, larg barrierave antikombëtare krahinore, që
pseudoanalistë me frymëzime partiake duan të fryjnë në dëm të dobisë
kombëtare”, përfundon deklarata e PDIU.