Manchester United ka njoftuar se ka thyer rekord për të ardhurat në arkat e klubit. ‘Djajtë e Kuq’, bëhen klubi i parë britanik që njofton të ardhura prej më shumë se gjysmë miliardi sterlina.
Totali i të ardhurave i United, shkon në 515.3 milionë pound dhe paçka rezultateve të dobëta vitet e fundit, klubi nuk ka problem me përfitime, transmeton KP.
“Rekordi ynë për vitin 2016, reflekton se fuqia e bizneseve të cilat kanë kontribuar në klub për të arritur të hyra edhe më të mëdha, ka dhënë rezultate edhe pa pjesëmarrjen tonë në Ligën e Kampionëve”, ka njoftuar shefi ekzekutiv i klubit, Ed Woodward.
Kujtojmë se United këtë vit do të luajë në Ligën e Evropës, citohet Express. (b.an)