Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi i ka dhënë dorën dhe ka uruar kandidatin socialist, Muharem Rama për fitoren në bashkinë e Dibrës.
Numërimi i votave po shkon drejt fundit dhe kandidati socialist rezulton i shkëputur ndjeshëm me mbi 3000 vota më shumë se rivali i tij, Sherefedin Shehu.
Bumçi është i vetmi nga radhët e PD, që uron fitoren e Ramës. Shqiptarja.com ka publikuar edhe foton e momenteve kur Bumçi uron Ramën.
(Aldo Bumçi uron Muharem Ramën për fitoren në Dibër)
Pjesa tjetër e deputetëve demokratë kanë zgjedhur të propagandojnë në rrjete sociale se fitorja e Muharem Ramës në Dibër u arrit përmes presioneve apo dhe blerjes së votave.