Një shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm është vetëvrarë në burgun e Malandrinos në Greqi.
Shqiptari 49-vjeç ishte dënuar përjetë me akuzën e vrasjes dhe armëmbajtjes, ndërsa sipas mediave greke bazuar në informacionet nga autoritetet është vetëvarur duke i dhënë fund jetës mesditën e së dielës raporton Shqiptarja.
49-vjeçari në qeli qëndronte së bashku me një shtetas grek, i cili po ashtu ishte i dënuar me burgim të përjetshëm, por në atë moment kur shqiptari vendosi të vetëvritej nuk ishte në qeli.
Policia greke ka filluar menjëherë hetimet për zbardhjen e rrethanave. Burgu i Malandrinos në Greqi është i njohur për shqiptarët, pasi një vit më parë Ilia Kareli është torturuar për vdekje nga gardianët grekë. /a.m.