Antonio Conte ka akuzuar gjyqtarin për golin e dytë të pësuar nga Swansea.
Chelsea ka marrë vetën një pikë në javën e katërt të Premierligës, pasi ka barazuar 2:2 si mysafirë i Swansea-s.
Trajneri italian, Antonio Conte, mendon se gjyqtari nuk e kreu punën e tij më së miri, teksa ka kritikuar lojtarët e tij që nuk shfrytëzuan rastet që kishin.
“Është e vështirë të flasësh për ndeshjen sepse ne humbëm dy pikë”, tha fillimisht Conte, i cili shtoi: “Ishim duke dominuar takimin kur rezultati ishte 1:0 në favorin tonë dhe krijuam shumë raste.
Kur ju keni raste, duhet t’i konkretizoni ato për ta vendosur ndeshjen”.
“Nuk dua të flasë për vendimin e gjyqtarit në golin e dytë të Swansea-s, por ishte një vendim i keq”, shtoi ai. “Kjo ligë është e vështirë”, përfundoi italiani, citon “Express”. (b.an)