John Terry duket se do të mungojë në sfidën e së premtes ndaj Liverpool-it. Kapiteni i Chelseat, John Terry, luajti për 90 minuta në sfidën ndaj Swanseas ku barazuan 2:2.
Por, ai duket se ka pësuar një lëndim në këtë ndeshje, pasi u largua nga stadiumi me paterica, çka do të thotë se mund të humbas sfidën e së premtes ndaj Liverpool-it.
Megjithatë, në konferencën për media pas ndeshjes, trajneri Antonio Conte tha se nuk frikësohet për të pasi ai është ‘luftëtar’, citon Koha meian britanike. (b.an)