Një studente bukuroshe, e cila u qeras me një Vodka nga një djalë gjatë një mbrëmjeje dy javë më parë, ka mbetur pa fjalë kur ky i fundit i kërkoi paratë përmes një mesazhi në telefon.
Abby Fenton po festonte e miqtë e saj në Sheffield të Anglisë kur i riu i ofroi pijen 6.50 paund. Ajo pranoi ofertën dhe më pas dyshja shkëmbeu numrat para se të vazhdonin në punën e tyre.
18 vjeçarja mbeti e suprizuar kur dy javë më vonë mori këtë mesazh nga një burrë misterioz: “Përshëndetje, shpresoj të mos e kesh problem e dashur, por mund të m’i japësh prapë ato 6.50 paund?.
Fenton nuk e mbante mend derisa ai u prezantua, por më pas ia transferoi paratë në llogarinë e tij bankare.
“Ia dhashë paratë megjithëse në fillim nuk doja sepse mu duk shumë e ulët. Por më pas mendova se atij mund t’i nevojiteshin vërtetë” u shpreh Abby për Daily Mail./express/a.k