Borziloku– Pavarësisht aromës së mirë, borziloku nuk këshillohet të përdoret shpesh për shkak se përmban estrapol, një element me veti kancerogjene.
Sheqeri- Duke qenë se prodhohet përmes një procesi kimik, përmban elemente që nuk janë natyrale, duke ndikuar negativisht në shëndetin tonë, kryesisht në sistemin nervor dhe duke rritur nivelin e glicemisë në gjak.
Fasulet- Në brendësi të tyre ka fitoemaglutinë e cila mund të shkaktojë të përziera dhe të vjella kur teprohet me ngrënien e tyre.
Qershitë- Nëse tuli i qershisë është i pastër mund të hahet pa problem, por kujdes nëse kapërceni bërthamën, pasi përmban acid cianhidrik i cili mund të rezultojë helmues për shkak të toksinave që ka.