Lëkundjet e tërmetit janë një dukuri e zakonshme, por rreziku prej tyre mbetet permanentet në çdo rast, në vrasi të fuqisë së goditjes.
Dy tërmete kanë rënë dje në Maqedoni duke shkaktuar panik dhe duke alarmuar qytetarët maqedonas dhe jo vetëm.
Lëkundjet sizmike vijnë disa ditë pasi disa tërmete të fuqishme goditën Italinë qendrore me pasojë 290 të vdekur.
Por si mund të mbrohemi nga tërmetet?
Këto janë disa këshilla për të minimizuar dëmet, ndër to edhe fatale:
-Uluni menjëherë në dysheme dhe mblidhni duart dhe krahët, përpara se tërmeti të ju rrëzojë,
-Mbuloje kokën dhe qafën dhe të gjithë trupin nëse është e mundur, duke u ulur poshtë një tavoline apo poshtë ndonjë mobilie që nuk mund të rrëzohet mbi ty,
-Nëse afër jush nuk ka asnjë mobilie mund të uleni dhe të mbuloni kokën dhe qafën pranë një muri të brendshëm,
-Nëse ndërtesa juaj është ndërtesë e re, mos rrini pranë derës,
-Mbahuni fort pas një mobilieje të rëndë,
-Kur nisin lëkundjet gjëja më e mirë që duhet të bëni është të mos lëvizni nga njëra dhomë në tjetrën./shqiptarja.com/a.k