Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ruhpolding të Gjermanisë. Një makinë ka përplasur 3 nga 5 fëmijë shqiptarë të cilët po kalonin rrugën.
Tre fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy tjerët që i shpëtuan aksidentit po trajtohen nga psikologët për shkak të shokut të përjetuar.
Sipas Kryqit të Kuq bavarez, që të pestë fëmijët janë dërguar në spitalet më të afërt.
Nga pesë fëmijët, dy vajza kanë përjetuar lëndime të rënda dhe me helikopter janë dërguar në Klinikën Traunstein.
Në vendngjarje kanë dalë edhe prindërit e fëmijëve të cilët gjithashtu janë marrë nën përkujdesje, sipas albinfo.
Të 5 fëmijët janë të afërm mes tyre, ndërsa jetonin në Gjermani prej shumë kohësh.
shqiptarja.com/d.i.