2015 – Më shumë se 430,000 emigrantë dhe refugjatë që nga fillimi i 2015 kaluan nga Deti Mesdhe, dhe deri në këtë datë kishte 2.750 të vdekur apo të humbur, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), sipas një raporti të saj.
1524 – U lind shkrimtari francez Pierre de Ronsard, poeti më i rëndësishëm i Shkollës së Rilindjes i të ashtuquajturës “Pleiades”, e cila kreu ndryshimin në poezinë franceze dhe themeloi një shprehje të re poetike dhe një gjuhë të re.
1870 – Mbreti Viktor Emanueli i Sardenjës (Vittorio Emmanuele) sulmoi Shtetin e Papës në Romë, dhe në vitin 1871 shkoi në kryeqytetin e saj në Romë dhe u zhvendos në Pallatin Quirinal. Papa u tërhoq në Vatikan dhe që atëherë sovraniteti i shtetit katolik është i kufizuar vetëm në pallatin e Vatikanit. (b.an)