Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Fierit, Enkelejd Alibeaj ka falenderuar demokratët dhe socialistët që votuan, duke theksuar se sot shqiptarët u ngritën nga gjumi letargjik.
“Publiku është zgjuar nga gjumi letargjik. Sot kanë votuar mbi 44.4% e shqiptarëve, publiku ka qenë i emancipuar. Faleminderit demokratëve dhe socialistëve”, është shprehur Alibeaj.