Me mbyljen e procesit të numërimit, Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë shqiptarët që morën pjesë në votime. Përmes një postimi në faqen zyrtare të LSI-së në “Facebook”, Meta thekson se sot qytetarët shqiptarë i treguan Evropës se sa i fortë është sistemi i demokracisë në vend, pasi procesi i kaloi pritshmëritë evropiane.
“Dua të shpreh vlerësimin tim për të gjithë shqiptarët që morën pjesë në votime. I kemi treguar Evropës dhe botës sa i fortë është sistemi ynë i demokracisë dhe pavarësisht disa problemeve të vogla, zgjedhjet si një proces i tërë i kaluan pritshmëritë evropiane. Kjo është një arritje, për të cilën të gjithë shqiptarët duhet të jenë krenarë. Pas pak do të hyjmë në fazën e numërimit të votave, ndaj të kujdesemi që procesi të vazhdojë i qetë dhe i drejtë deri në fund”, shkruan Meta