Deri në mesditë, vendi ynë do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të tij, më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore duke rrezikuar herë pas here shira të dobët.
Parashikohet që pasditja të vijojë me kthjellime dhe vranësira të lehta në ultësirën perëndimore ndërsa në të gjithë zonën malore vranësirat do të jenë më të dendura duke gjeneruar rrebeshe shiu afat-shkurtër.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë shumë ndryshime të dukshme në vlerat minimale por maksimalet do të rriten lehte. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 37 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë.
Europa
Pothuajse i gjithë kontinenti i Europës do të jetë në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët të jetë prezent. Konkretisht me kthjellime dhe vranësira të lehta paraqiten vendet Mesdhetare, Ballkani si edhe Europa qendrore.
Ndërsa krejt ndryshe paraqitet sërish situata e motit për gadishullin Skandinav si edhe verilindjen e Evropës të cilat do të mbeten me vranësira dhe shira, herë pas here do të ketë edhe rrebeshe./noa.al/a.k