Qenushja chihuahua me emrin Tuna është cilësuar si më i shëmtuari në botë. Pavarësisht kësaj, ajo është bërë një yll në rrjetet sociale dhe ka mbi 1.3 milionë ndjekës në Instagram.
Pronarja e saj amerikane, Courtney Dasher, thotë se Tuna është qenushja më e bukur në botë. “Ajo sjell gëzim në jetën tonë. E gjetëm në vitin 2010 dhe ishte braktisur nga pronari i saj. Atë kohë kishte mbushur 4 muaj”, tregon pronarja.
Courtney e vesh qenushen me rroba qesharake dhe i shpërndan fotot në rrjetet sociale, duke çmendur fansat. “Disa e njohin dhe na ndalojnë në rrugë për ta përshëndetur. Tuna tani është një qen i njohur në media. Qenushja po bën biografinë e saj. Të ardhurat që mblidhen për Tuna-n do të shkojnë për bamirësi për qentë e braktisur”, tha Courtney Dasher.