Nesër të gjithë besimtarët myslimanë në të gjithë botën festojnë Kurban Bajramin.
Komuniteti Mysliman Shqiptar bën të ditur se Bajrami do të falet në orën 07:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara ish – Hotel Dajtit, ku përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, bën të ditur se para faljes së namazit të Kurban Bajramit do të zhvillohet një ceremoni me lexim kur’ani, ligjërata, përshëndetje etj.
Në urimin e rastit, kreu i Komunitetit Mysliman ka uruar të gjithë besimtarët për këtë festë që ëhstë symbol i sakrificës, sinqeritetit dhe dorëzimit të plotë tek Allahu xh.sh.
Ai bën apel që në këtë ditë festive këshillohet që të gëzojmë sa më shumë zemra, të shtrohen sofrat, të shtrëngohen duart e miqësisë, të vizitohen të afërmit, të sëmurët, si dhe të shkëmbehen dhurata.
Po ashtu, të jenë në qendër të vëmendjes fëmijët me dhurata përkëdhelje dhe të moshuarit duke qëndruar pranë tyre me përkujdesje.
shqiptarja.com/d.i.