Kanë filluar sot pelegrinazhin vjetor të haxhillëkut, afro 1.5 milionë myslimanë në Arabinë Saudite. Raportohet se për këtë rast janë ndërmarrë masa të rrepta sigurie.
Pelegrinët kanë filluar të lëvizin prej qytetit të shenjtë Meka për në Mina, afro pesë kilometra në lindje të Mekës, duke shkuar gjurmëve të Profetit Muhamet i cili e ka kryer këtë ritual para afro 1,400 vjetëve.
Nesër, me lindjen e Diellit, ata do të nisen për në Malin Arafat, afro 20 kilometra në lindje të Mekës, që është kulmi i ritualit të Haxhit.
Autoritetet e Arabisë Saudite i kanë shtuar masat e sigurisë gjatë haxhillëkut, në mënyrë që të mos përsëritet rrëmuja e vitit të kaluar, kur u vranë qindra pelegrinë./a.m.