Një 52-vjeçar u vu në pranga pasi në afërsi të banesës së tij në fshatin Bzhitë në Malësi të Madhe, policia zbuloi 189 rrënjë bime narkotike kanabisi, deri në 2 metra.
Kanabisi u asgjësua me anë të djegies.
Lugj M. do të hetohet nga prokuroria e Shkodrës për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal. /a.m.