Reshjet e orëve të fundit kanë shkaktuar sërish përmbytje në qytetin e Vlorës, duke krijuar një sërë problemesh.
Nga raportimet e fundit rezulton se ujërat kanë përfshirë të gjitha akset rrugore të qytetit, duke paralizuar lëvizjen e këmbësorëve dhe vështirësuar atë të automjeteve.
Më problematike situata duket në lagjet Pavarësia dhe Çole, si dhe tek Shëtitorja dhe Universiteti raporton tch. Pavarësisht se, më herët gjatë vitit Bashkia e Vlorës kishte marrë disa masa duke pastruar kanalet, duket se ato kanë qenë të pamjaftueshme.
Ndërkohë, në zonën e Jonufrit mësohet se janë verifikuar edhe rrëshqitje dherash, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve në aksin Vlorë-Orikum./a.m.