Qeveria e Damaskut miratoi sot marrëveshjen e armëpushimit amerikano-ruse që pritet të hyjë në fuqi të hënën mes regjimit dhe rebelëve, njoftoi agjencia zyrtare siriane e lajmeve Sana duke cituar burime pranë dosies.
“Qeveria siriane miratoi marrëveshjen amerikano-ruse (…) ku një nga objektivat është të arrihet një zgjidhje politike e krizës në Siri”, njoftoi agjancia, duke theksuar se do të ketë gjithashtu një ndërprerje të luftimeve në qytetin e Alepos për arsye humanitare.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia ranë dakort lidhur me planin për reduktimin e dhunën në Siri duke kërkuar një armëpushim që pritet të fillojë pasditen e së hënës si dhe kërkuan që të punohet drejt një tranzicioni politik./a.m.