Ditën e sotme Policia ka gjetur një automjet të djegur, i cili u përkiste atentatorëve të ish-drejtorit të OSHEE-së, që u vra mëngjesin e së premtes në qendër të Rrëshenit.
Burime nga Policia thonë se autorët që eliminuan Saimir Jakun i kishin vënë flakën mjetit dhe e kishin fshehur në Malësinë e Kurbinit, afër fshatit Vinjoll.
Po të njëjtat burime thonë se ekzekutimi mund të jetë bërë nga vrasës me pagesë raporton Panorama. Dyshimet kanë lindur për shkak të mënyrës së si kanë vepruar dy autorët.
Automjeti rezulton se është i vjedhur. Po kështu, atentatorët kanë qenë të kujdesshëm, duke mos lënë gjurmë në mjet.
Gjendet i djegur automjeti i përdorur nga autorët e vrasjes së Saimir Jakut, mëngjesin e së premtes, në qendër të Rrëshenit./a.m.