Një biznesmen palestinez që ndodhet në Tiranë është rrahur keq nga persona ende të paidentifikuar.
Burime nga policia thanë për Gazeta Express se bëhet fjalë për Fadi Mitrin, 54-vjeç nga Palestina.
Mësohet se biznesmeni në fjalë do të ndërtojë resortin turistik tek Gjiri i Lalzit. Policia ka rrethuar zonën e spitalit, ndërkohë që janë parë shumë ministra të qeverisë që të futen në ambientet e spitalit privat “Hygeia”.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por biznesmeni në fjalë sipas burimeve është rrahur keq.
Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë policia po heton për të zbardhur ngjarjen. /a.m.