Një pjesë e mirë e këtyre bizneseve janë në pritje që prej dy apo tre vitesh për përfundimin e procedurave të falimentit. Ndërkohë që numri I kompanive që kanë aplikuar për faliment është shumë I madh.
Aktualisht Kuvendi po miraton ligjin e ri për falimentin, një prej shkaqeve që ka shtyrë në kohë procedurat për shumë kompani. Ligji I ri parashikon procedura më fleksibël në nisjen e procedurave dhe likuidimin e ndërmarrjeve. Sipas ligjit aktual, Administrata tatimore kërkon në gjykatë fillimin e procedurës së falimentimit për tatimpaguesit 2 vjet pas kalimit në statusin pasiv nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit dhe në rastet kur detyrimi i tyre tatimor deklarohet i pa mbledhshëm.
Kështu që edhe kompanitë të kenë rezultat me humbje të kapitaleve të veta për të paktën 3 vite rresht. Po ashtu shoqëritë nuk duhet të kenë kryer veprimtari tregtare për një periudhë prej të paktën 2 vitesh.
ma.me