Prokuroria e Shtetit është ende në fazën e hetimeve sa u përket 136 rasteve të uzurpimit të pronave shoqërore për rajonin e Prishtinës.
Këto raste, sipas të dhënave zyrtare të Prokurorisë, janë duke u trajtuar pas publikimit të listës së uzurpatorëve, në shkurt të këtij viti, shkruan Koha Ditore.
Mirëpo, që nga atëherë nuk ka asnjë aktakuzë të ngritur për ndonjë uzurpator e as ndonjë të arrestuar. Aktakuzat, sipas Prokurorisë, pritet të ngrihen pas përfundimit të hetimeve. (b.an)