Bankers Petroleum Ltd ka kënaqësinë të njoftojë se plani i propozuar i marrëveshjes me degët e Geo -Jade Petroleum Corporation ka marrë miratimin e Administratës Shtetërore Kineze të Këmbimit Valutor (SAFE).
Tashmë aprovimet e nevojshme rregullatore për përfundimin e marrëveshjes janë marrë. Bankers parashikon që marrëveshja të mbyllet përfundimisht në javët e ardhshme, para datës 30 shtator 2016. Një njoftim tjetër do të bëhet në kohën e saktë të mbylljes së marrëveshjes.
Në bazë të marrëveshjes, Geo-Jade do të marrë të gjitha aksionet e emetuara dhe të përbashkëta të Bankers nëpërmjet filialeve të saj me një çmim prej C $ 2.20 për aksion. Pas përfundimit me sukses të marrëveshjes aksionet Bankers nuk do të listohen më në bursën e Torontos atë të Londrës.
BW/d.i.