Një grua me iniciale B.K, 46 vjeçe dhe me shtetësi turke, ka kallëzuar në policinë e kryeqytetit rastin e vjedhjes së një sërë bizhuterish nga valixha e saj në aeroportin e Rinasit.
Sipas kallëzimit, shtetasja turke pretendon se më datë 28 gusht në Rinas, nga valixhja e saj janë vjedhur bizhuteri me vlerë 5 mijë euro.
Policia ka nisur menjëherë hetimet për të gjetur autorin./java/a.k