Policia e Shtetit vijon ndjekjen ndaj autorëve të dyshuar të vrasjes së shtetasit Saimir Jaku, ishte drejtues i lartë i OSHE në zonën e veriut.
Mësohet se policia ka identifikuar automjetin e përdorur nga autorët e krimit dhe është vënë në ndjekje të tij. Sipas të dhënave, automjeti në fjalë është larguar në drejtim të fshatit Gallatë në Kurbin. Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një mjet të grabitur.
Policia nuk jep të dhëna për momentin as për autorët e krimit, nëse janë identifikuar apo jo./a.m.