Dy motrat e famshme, Kylie dhe Kendall Jenner, së bashku me modelet Hailey Baldwin dhe Jordyn Woods, kanë ngecur në një ashensor të enjten mbrëma në kuadër të Javës së modës në New York.
Dhe, natyrisht, gjithçka e kanë dokumentuar përmes fotografive dhe xhirimeve që i kanë bërë. Ato e kanë konsideruar si makthin më të madh dhe kanë pasur shumë frikë.
Bukuroshet kanë ngecur për 20 minuta, ndërsa më pas kanë ardhur zjarrfikësit dhe i kanë shpëtuar./a.m.
Në ndërkohë nuk kanë munguar postimet e vazhdueshme në rrjetet sociale. Teksa ngecjen e tyre mund ta shikoni në videon e mëposhtme. /a.m.