Emiliano Shullazi do të mbetet në burg, të paktën deri në përfundim të procesit gjyqësor ndaj tij.
Ky ishte vendimi i dhënë nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda e cila shqyrtoi kërkesën e këtij të fundit për të ndryshuar masën e sigurisë.
Por, gjykata u shpreh e vendsour për të lënë në fuqi masën e “arrestit me burg” ndaj këtij shtetasi, i akuzuar për kërcënimin e rektorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni dhe gjobëvënie ndaj disa biznesmënëve, çështje të cilat po hetohen.
Ndërkohë, disa prej biznesmënëve që janë kërcënuar nga Zhullazi për dhënie të shumave të mëdha parash, nuk kanë preferuar të japin dëshmitë e tyre.
Gjykata ka dhënë tënjëjtat vendime edhe për Gilmando Danin, i njohur si krahu i djathtë i Shullazit, si dhe për shtetasin Blerim SHullazi.
Emri i Shullazit është përfolur edhe nga politika. Opozita akuzon krerët e mazhorancës se kanë lidhje me këtë person./a.m.