Rreth 60 persona kanë mbetur të bllokuar në teleferik në malin Mont Blanc në alpet franceze.
Fillimisht ishin 110 persona të bllokuar, por me anë të helikopterëve u bë i mundur evakuimi i disa prej tyre.Me rënien e natës operacioni u ndërpre për të rifilluar mëngjesin e së premtes.
Autoritetet franceze thonë se janë në kërkim të defektit që shënoi ngecjen e teleferikëve.
Po ashtu ekipeve franceze të shpëtimit u janë bashkuar ekipet italiane dhe zvicerane të cilat janë duke marrë pjesë në përpjekjet e shpëtimit. Teleferikët u mundësojnë turistëve të shohin pamje panoramike të Mont Blanc, citohet Koha. (b.an)