Në takimin e Isa Mustafës me kryetarët e komunave të Dukagjinit, ka pasur edhe pjesë interesante të bisedës të zbuluara nga kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj në “Interaktiv” të KTV-së.
Ai ka treguar se si kryetari i Pejës ka thënë se ka presion edhe brenda familjes nga axha i tij se demarkacioni sipas versionit të Qeverisë është gabim, transmeton Koha.net.
“Kryetari i Pejës ka treguar gjatë takimit se ka presion brenda familjes, ngaqë axha i tij polemizon me të duke i thënë se versioni i Qeverisë për demarkacion është gabim”, ka thënë Selmanaj. (b.an)