“Vajza e ngacmonte, e merrte ne telefon. Ai s’ka nevoje për të dashur pasi më ka mua”. Kështu ka deklaruar gruaja e Besim Nasufit, i cili u arrestua dje në mbrëmje nga Policia e Tiranës, nën akuzës se bënte sekserin për provime me studentët në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Bukurie Nasufi, ka pohuar për ‘Fiks Fare’, se burri i saj ishte i pafajshëm dhe njeri i ndershëm, ndërsa tha se ‘i fuste duart në zjarr për atë njeri’.
“Jam drejtuar në Fiks Fare se ma kanë akuzuar burrin për dy gjera të padrejta. Nga çështja e moralit dhe nga çështja e marrjes së parave ndaj provimeve. Studentja kishte vite pa marrë provimet dhe ma bezdiste burrin që të bënte diçka për të. Dhe unë këtë e quaj dhunë psikologjike. Burri im nuk ka kërkuar marrëdhënie seksuale, sepse e ka një grua. Nuk ka nevojë për femra të tjera. Kjo është akuzë e rëndë për të dhe për mua. Unë i fus duart në zjarr për të. Nuk është i tillë, sepse ka 40 vite punë aty. Se ka treguar kush me gisht. Ja kanë bërë të tillë”,- tha gruaja e sekserit.
Nga ana tjetër ajo tregon disa fakte rreth mënyrës së largimit nga puna në UBT të bashkëshortit të saj. Në një kohë kur rektorati deklaroi se ka pushuar nga puna dy punonjësit e universitetit rojën dhe një laborant, bashkëshortja e Besim Nasufit tregon se “burri im e ka dhënë vetë dorëheqjen sapo e ka thirrur dekani për këto gjëra”. Ai i ka thënë dekanit “meqë qenka puna kështu unë po iki, ti ta gëzosh punën”