Kryeministri Rama ka folur në Kuvend për çështjen e maturantëve që po kontestojnë sistemin e përzgjedhjes së fituesve në universitet. Ai e ka mbrojtur sitemin e përzgjedhjes së fituesve si më të mirin që vlerëson maturantët më të mirë.
Gjatë fjalës së tij Rama ka thumbuar edhe deputetin socialist Ben Blushi, i cili më herët kishte thënë se “Rilindja të vlerëson thjesht për aplikimin, jo për meritën”.
Rama iu kundërpërgjigj Blushit me fjalët: “Se dëgjova këtu më parë një shakaxhi të përparimit të thoshte që rilindja të vlerëson për aplikimin dhe jo për meritën. Kjo nuk është fare e vërtetë, maturantët janë vlerësuar sipas meritës”.
Në fjalën e tij kryeministri Rama akuzoi opozitën se gjatë kohës që ishte në pushtet e shkatërroi sistemin e arsimit të lartë, shkruan tema. Ai garantoi çdo maturant se do të hynte në universitet pas përfundimit të fazave të shpalljes së fituesve.