Zyrtarët e ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit kanë thënë sot se Qeveria e tyre ka filluar punën në ndërtimin e një pengese masive nëntokësore përgjatë kufirit me Gazën, që ka për qellim t’i bllokojë militantët e Hamasit që të futen në Izrael përmes tuneleve.
Ky projekt është vulë e një përpjekje të madhe izraelite për t’i dhënë fund tuneleve të Hamasit, të cilat zyrtarët ushtarakë i kanë identifikuar si kërcënim strategjik, përcjell Express.
Militantët e Hamasit i kanë përdorur tunelet nëntokësore për ta sulmuar Izraelin.
Gjatë luftës së vitit 2014, militantët e Hamasit ia kanë dal në disa raste që të futen në Izrael përmes tuneleve, edhe pse nuk kanë mundur të arrijnë deri te zonat e civilëve./a.m.