Në fjalën e saj në parlament, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla i është përgjigjur akuzave të deputetit socialist Ben Blushi, duke thënë se ai nuk mbahet mend për ndonjë punë që ka bërë. Për Nikollën, kritikat dhe akuzat e Blushit janë shfaqje e mllefit të tij kundrejt qeverisë.
“Ke patur mundësi ta tregosh veten, por për punë nuk di në mbahesh mend për punë ndonjë grimë, por për fjalë po, bukur e vërtit. Të kam admiruar shumë, por do ti këto kohët e fundit ke filluar të vërtisës mllef”, deklaroi Nikolla.
Ministrja i është përgjigjur dhe Berishës, duke thënë se nuk ka fyerje më të madhe sesa ajo që personifikon ish kryeministri, i cili akuzoi se qeveria po diskriminon veriun e vendit kur fjala vjen edhe për arsimin./java/a.k