Presidenti i SHBA-ve Barack Obama ka thënë se i ka shtrënguar dorën homologut të tij filipinas, Rodrigo Duterte, kur të dy kishin një takim të shkurtë në samitin aziatik në Laos, shkruan BBC.
Ky takim u bë disa ditë pasi presidenti Duterte e quajti Obaman “bir i bushtrës”, koment për të cilin Duterte tha që është penduar.
Presidenti Obama në një konferencë tha se ai nuk mban mëri./a.m.