Në rajonet e Selanikut dhe Peloponezit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga të reshurat e rrëmbyeshme dyditore të shiut, lajmëroi agjencia ANA.
Në mbledhjen në qytetin Kalamata, në të cilën ka marrë pjesë delegacioni qeveritar, është vendosur të ndërmerren masa të jashtëzakonshme.
Deri tani në përmbytjet jetën e humbën katër persona, ndërsa një person rezulton i zhdukur./a.m.