Ministri i Shëndetesis Ilir Beqaj duke replikuar me ish kryeministrin Berisha në Kuvend deklaroi se maturantët duhet që të qetësohen, pasi në fazën e dytë do të lirohen shumë kuota.
“Nuk ka asnjë dekan që mund të quhet më afër të majtës dhe të djathtës. Edhe shkollat e larta pjesë e vendimmarrjes për maturantët. Sali Berisha të kërkoj falje, foli për ëndrra, solli pasoja për shëndetësinë. Por cfarë ka ndodhur në mjekësi? Pas fazës së parë do të ketë një fazë të dytë. Në fazën e parë studentët janë futur me mesatare 9.66. Por do të ketë një fazë të dytë. 43% e kuotave të mjekësisë do të lirohen për raundin e dytë. Një djalë ka fituar në 8 degë, por do të zgjedhë vetëm një, pasi 7 të tjerat do të jenë të lira. Mundësi të barabarta, ëndërr për të gjithë, por kemi përgjegjësi. Po ndalem edhe te historia veri-jug. Në Shkodër ka një sistem model të hemodializës, do të bëhet edhe në Lezhë. Përgëzoj Nikollën për qetësinë që ka përballuar gënjeshtrat më absurde” tha Beqaj.