Zyrtarja e lartë e BE-së Federica Mognerini, pas takimi të nivelit të lartë Shqipëri – BE ka vlerësuar miratimin e Reformën në Drejtësi, ndërkohë që ka apeluar në adresë të partive politike që të mundësojnë sa më shpejt zbatimin e kësaj reforme. Në konferencën për shtyp pas këtij takimi Mognerini ka nënvizuar se me miratimin e kësaj Reforme do të krijohet një mjedis më i mirë për investitorët gjë që do të ndikojë edhe në rritjen e investimeve.
“Për BE-në është e rëndësishme që kjo reform të nisë. Duke qenë se ajo ka popullaritet në vend ne besojmë se partitë politike kanë përgjegjësinë që ta shtynë atë përpara. Vlerësuam zhvillimet pozitive në luftën ndaj krimit të organizuar. Kemi parë vendsmëri. Shqipëria po vazhdon të luajë një rol të rëndëishëm në rajon”, ka nënvizuar Mognerini.
Rama: Krenar për Reformën, jemi gati të hapim negociatat
Kryeministri Edi Rama falënderoi komisioneren Federica Mogherini për takimin që po zhvillohet në Bruksel dhe kontributin e dhënë nga Bashkimi Evropian.
“Faleminderit Federica për këtë takim që konfirmoi angazhimin e dyanshëm të Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për të punuar me intensitet në rrugën e nisur.
Nëse Reforma në Drejtësi është bazë për hyrjen në Bashkimin Evropian, besoj se Reforma që sapo kaluam është një bazë për të marrë rekomandimin. Për ne është kritike që të marrim një rekomandim të mirë dhe jemi të gatshëm të hapim sa më shpejt negociatat”, tha Rama.
“Falënderoj Mogherinin dhe komisinorin Hahn për kontrubitn e jashtëzakonshëm dhe jam i bindur se pa ndihmën e tyre dhe të BE e SHBA nuk do të ishim sot këtu për të treguar këtë arritje të rëndësishme që më bën krenar dhe me besim për atë që mund të bëjmë së bashku në të ardhmen”.
Ndërsa komisioneri Hahn është shprehur nga ana e tij se:
“Kjo reformë gjyqësore është një arritje e pabesueshme por e rëndësishme që të kuptojmë se qëllimi është që të afrohemi me BE dhe t’i shërbejmë qytetarëve. Më shumës e 95% e shqiptarëve kanë kërkuar këtë reformë. Ne mund të arrijmë më shumë së bashku, në interes të qytetarëve shqiptarë. Duhet të kuptohet se reforma në gjyqësor dhe miratimi i ligjeve të rëndësishme janë hapi i parë, por tani bëhet fjalë për zbatimin e saj. Ne do ndjekim mënyrën e zbatimit të saj. Fryma e korrikut, duhet të vendoret tek zbatimi i saj. Ne do mbështesim këtë frymë duke i dhënë përgëzimet e rekomandimet për të arritur këto qëllime që s’janë të lidhur veç me reformën por edhe me prioritetet kyçe“.