Maturantët e kanë pozicionuar sot protestën e tyre përballë sallës së Kuvendit.
Mirëpo dje gjatë protestës përpara kryeministrisë u bashkuan edhe eksponentë të PD që me pas u dëbuan nga protesta. Një natë më parë vetë Basha tha se do ju bashkohej protestuesve dhe pse këta të fundit kërkojnë mos ndërhyjë politika.
Por, PD sot sërish ka çuar para Kuvendit eksponetët e saj. Lexo.al ka mundur të sigurojë foto nga protesta ku mes maturantëve shihet edhe Vasil Muka, ish-drejtori i Arsimit në Gjirokastër, në kohën e pushtetit të Berishës.
Poashtu burime të besuara për Lexo.al bëjnë me dije se Muka ka qenë i angazhuar fort në PD, duke mbajtur edhe pozicionin e komisionerit të zgjedhjeve në “Vasil Shanto” në vitin 2011, për garën e Bashës për bashkinë e Tiranës. Drejtor i kurseve profesionale në Tiranë, shef i shabit të PD në Gjirokastër në 2013 po ashtu.
Mesa duket, PD është angazhuar maksimalisht në këtë kauzë maturantësh në pamundësi për të patur vetë një të tillë. Ky politizim ku duke kamufluar eksponentë me imazh të ulët publik është strategjia e re e Bashës. Muka poashtu qëndron besnik ndaj kryetarit.
Lexo.al/d.i.