Familjarët e Pëllumb Marnikollaj, shqiptarit të dyshuar si të vrarë në burgjet greke kanë organizuar sot një protestë para ambasadës greke. Ata kërkojnë nga autoritetet e shtetit fqinjë zbardhjen e vrasjes së familjarit të tyre.
Me pankarta në duar ata kërkojnë që ta lehtësojnë sadopak dhimbjen duke marrë vesh se si ka ndodhur ngjarja. “Na e vratë Pëllumbin“, “U treguat të pa besë“, “Nuk do heshtim kurrë“, “Nuk mund ta shihni kurrë të vërtetën”, “Ju nuk e meritoni Europën”, “Ky është krim është krim shtetëror”, janë disa nga shkrimet që ata mbajnë në duar.
Ka një debat në lidhje për lejen e marrë për këtë protestë. Familjarët me karta dhe flamuj në duar kanë krijuar kaos duke sjellë edhe bllokimin e rrugës duke bërë të mundur edhe ardhjen e policisë. Familjarët pretendojnë se kanë leje për të protestuar në rrugë. Ndërsa policia shprehet se protesta duhet të zhvendoset në trotuar.
Ata deklarojnë se 28-vjeçari nuk është heshtur nga kati i tretë apo i katërt siç deklarohet por është dhunuar nga policia greke. Në një protestë paqësore ata kërkojnë që çështja të hetohet ndërkombëtarisht.
Ka një hetim të dyanshëm, si nga prokuroria e Lezhës si nga ajo e Athinës, por ka kaluar më shumë se një muaj dhe ende nuk ka një përgjigje. Autopsia ka vërtetuar që në trupin e Marnikollaj kishte shenja dhune, por ende nuk është konstatuar nëse ato janë shkaktuar nga policia.
ma.me