Njerëzit gjithmonë e më shumë janë të prirur të zgjedhin ushqim të shëndetshëm dhe të ruajnë çdo ditë zakone të mira.
Por a ndodh vërtet kështu? Këto janë 10 zakonet që tregojnë format e kequshqyerjes. Disa i vendosin vetë këto rregulla, disa janë të detyruar.
– Të hash vetëm perime dhe fruta
– Të hash vetëm një vakt në ditë
– Të shmangësh mishin
– Të zëvendësosh ushqimin me suplemente
– Të shmangësh mëngjesin
– Të hash vetëm tre vakte në sasi të mëdha
– Të hash ndërsa po bën diçka tjetër
– Të hash shumë shpejt
– Të mos pish ujë sa duhet
– Të numërosh kaloritë në mënyrë obsesive.
Nëse jeni duke vepruar në këtë mënyrë duhet të ndaloni pasi kequshqyerja është shkaku kryesor sot në botë i sëmundjeve kardiovaskulare, anemisë, bulimisë, obezitetit.
Sepse siç thotë dhe një shprehje nga Mahatma Gandi: “Pasuria e vërtetë është shëndeti dhe jo ari apo argjendi!”
Shije/d.i.