Një grua shtatzënë ka rënë viktimë e një incidenti të pazakontë, dhunës mizore të ushtruar nga vjehrra dhe kunata e saj. Kjo e gjitha, për shkak se foshnja që ajo mbarte në barkun e saj ishte vajzë. Pasi mësuan këtë lajm, vjehrra dhe kunata në mënyrë makabër u përpoqën ta digjnin fëmijën e gjallë, duke derdhur acid mbi barkun e gruas shtatzënë.
Kjo ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur në Nellore të Indisë, ku viktimë ka mbetur 27-vjeçarja e quajtur S Girija. Kjo e fundit është dërguar në gjendje të rëndë në spital, ku i është nënshtruar ndihmës mjekësore. Policia ka shpallur në kërkim vjehrrën e saj, ndërsa ka arrestuar bashkëshortin dhe babain e tij, të cilët po hetohen për vrasjen e mbetur në tentativë.
Girija aktualisht ka një vajzë 18 muajshe dhe policia beson se ajo u sulmua për faktin se ata nuk dëshironin të kishin një vajzë të dytë. Ky sulm erdhi vetëm një ditë pas vjehrra e saj kishte mësuar gjininë e foshnjes. Sipas mjekëve, 27-vjeçarja që po kurohet në spital ka djegie të rëndë, mbi 30 përqind të trupit të saj. Shumë indianë me prejardhje nga zonat rurale besojnë se femrat kanë më pak vlerë se djemtë. Kjo e shpjegon edhe arsyen e këtij akti çnjerëzor ndaj gruas shtatzënë.
ma.me