Familjarët e të riut që vdiq në rrethana misterioze në Greqi ndërsa ndodhej i arrestuar, do të organizojnë nesër një protestë para ambasadës greke në Tiranë.
Të afërmit e 29-vjeçari Pëllumb Marnikollaj kanë bërë një kërkesë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me qëllim lejimin e organizimit të këtij tubimi.
Marnikollaj vdiq në ambientet e policisë në Athinë, në fillim të muajit gusht pasi ndodhej me masën detyrim paraqitjen pas shlyerjes së dënimit me 7 vite burg për vjedhje, raporton Panorama.
Sipas policisë, i riu është hedhur nga dritarja e komisariatit, ndërsa familjarët e tij pretendojnë se, i riu është dhunuar barbarisht dhe për pasojë ka gjetur dhe vdekjen. Nga ekspertiza rezultoi se në trupin e tij ishin vërejtur shenja dhune pasi kishte dëmtime në kokë dhe hemorragji të brendshme që mund të kenë ardhur nga rënia nga një lartësi e madhe.
Dita/d.i.