Bota është shumë afër një Lufte të Tretë Botërore kanë paralajmëruar ekspertët.
Rusia dhe Kina, dy shtete që në vitet e fundit kanë shpenzuar miliarda për ushtri, shumë shpejtë do të rivalizojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kah aspekti u fuqisë dhe prestigjit ushtarak.
Tre këto shtete dëshirojnë të mbesin superfuqi botërore – nëse jo të vetme – dhe janë duke u përgatitur për luftë, raporton tabloidi britanik “The Sun”.
Këto shtete përbëjnë kërcënim për njëra-tjetrën në disa probleme globale, duke krijuar balancë delikatë politik që mund të shpie te kolapsi.
Një numër i ekspertëve kanë identifikuar disa arsye të cilat mund të shpien deri te fillimi i Luftës së Tretë Botërore.
Sulmi i NATO-s dhe Rusisë mbi Sirinë, agresioni i Vladimir Putinit ndaj Europës Lindore, dhe lëvizjet e Kinës në Detin Jugor janë disa prej arsyeve për fillimin e Luftës, transmeton Koha.net.
Ekspertët gjithashtu kanë shprehur shqetësim edhe jostabilitetin e Pakistanit në fuqinë bërthamore, derisa grupet ekstremiste dhe terroriste po rriten dita ditës në këtë shtet./a.m.