Në 15-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, disa ekspertë janë duke pretenduar se është e pamundur që kullat të jenë rrëzuar nga aeroplanët.
Në vend të kësaj, inxhinierët besojnë se Kullat Binjake mund të jenë shembur për shkak të një “prishje të kontrolluar” – pretendim për të cilin thuhet se ka edhe video prova, përcjell Telegrafi.
Ata nuk janë dakord me hetimin e bërë nga Instituti Kombëtar i Standardeve dhe Teknologjisë i SHBA-së, i cili ishte publikuar në gusht të vitit 2002.
Ata kanë shkruar një letër duke përmendur katër pjesë të rëndësishme të provave duke arritur në këtë përfundim.
Këto ishin:
Zjarret nuk janë zakonisht të nxehtë të mjaftueshme për të ngrohur një strukturë masive çeliku të mjaftueshme që ajo të shembet; shumica e ndërtesave të larta kanë sisteme spërkatëse që parandalojnë një zjarr nga “rritja” e nxehtësisë, e mjaftueshme për të ngrohur çelikun në një nivel kritik; kullat mbrohen duke përdorur materiale “anti-flakë” dhe janë të dizajnuara ashtu që nëse rrezikohen, ato nuk do të shemben.
Ata vënë në dukje se kullat ishin projektuar edhe për të qëndruar “në këmbë” në rast të veprimtarive sizmike, siç janë tërmetet, si dhe erërat tepër të forta.
Në këtë drejtim, lidhur me këtë pretendime, mediat e huaja kanë sjellë në pah deklaratat e John Skilling, shef i inxhinierëve të strukturës së Qendrës Botërore të Tregtisë.
Ai kishte pranuar në vitin 1993 – tetë vjet para katastrofës – se ato janë bërë në mënyrë specifike që të përballojnë forcën e goditjes edhe nga një aeroplan, përcjell Telegrafi.
Në një intervistë me Seattle Times ai kishte thënë: “Analiza jonë tregon se problemi më i madh do të jetë fakti se i gjithë karburanti (nga aeroplani) do të derdhej në ndërtesë. Do të shpërthente një zjarr i tmerrshëm, shumë njerëz do të vriteshin… [por] struktura e ndërtimit do të mbetej aty”.
Ai më pas kishte komentuar se e vetmja gjë që mund t’i bënte kullat të shembeshin, do të mund të ishte përdorimi i disa lloje të eksplozivit.
Gjithsesi, teoritë dhe dyshimet rreth rrëzimit të Kullave Binjake mbeten të paqarta, edhe 15 vjet më pas, dhe duket pak e mundur se at0 ndonjëherë do të marrin përgjigje. /a.m.